Voton edhe Limaj: Pres që votimi i sotëm t’i jep siguri dhe perspektivë vendit (VIDEO)

Votën sot e ka hedhur edhe kandidati për Kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD.

Ai pasi ka dalë nga qendra e votimit ka folur për media duke thënë se është i bindur dhe pret që procesi i sotëm i votimit t’i jep siguri, perspektivë dhe mundësi të jashtëzakonshme vendit për t’i bërë hapat e duhur.

“Kjo mundësi duhet të shfrytëzohet, në këtë ditë me diell për të dalë e votuar sipas bindjeve të tyre, që sonte në mbrëmje të kemi një rezultat që i siguron siguri dhe perspektivë vendit tonë”.

loading…