Voton edhe Behgjet Pacolli

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në votime, pasi ky i fundit ka votuar bashkë me familje.

Pamje nga momenti i votimit Pacolli ka ndarë në profilin e tij në Facebook, teksa ka shkruar:

“Votoni edhe ju!

Sot pata nderin të votoj me familjen time për një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë!”.

Që në orët e para të mëngjesit në Shqipëri është vënë re një numër i lartë i qytetarëve të cilët janë drejtuar drejt kutive të votimit në qendrat përkatëse.

KQZ ka publikuar pjesëmarrjen në rang vendi deri në orën 09:00 dhe pjesëmarrjen në secilin qark.