Votojnë kandidatët për kryetarë të LDK-së

Tashmë ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

328 delegatë në Kuvendin e sotëm zgjedhor pritet të vendosin për të parin e partisë.

Votën e tyre tashmë e kanë hedhur edhe tre kandidatët për kryetarë të LDK-së, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.

Kjo është dëshmuar me foto nga vet LDK përmes postimeve në rrjete sociale.