Votohet varianti final për Autostradën e Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës dhe Teknologjisë, Pal Lekaj, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është miratuar variant final për Autostradën e Dukagjinit.

“Tani dinamika e punëve shtohet deri në ditën kur do të nisin punimet në teren për implementimin e këtij projekti gjigant”, ka shkruar Lekaj, përcjell Ballkani.info.

Me qëllim të lehtësimit të implementimit të projekteve, ministri ka bërë të ditur se është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me KOSTT e cila do të rregullojë mënyrën e bashkëpunimit mes dy institucioneve sa i përket shtrirjes së rrjetit elektrik. /Ballkani.info

Postimi i plotë:

Varianti final për Autostradën e Dukagjinit u miratua nga komiteti ndërministror për zhvillimin e këtij projekti. Tani dinamika e punëve shtohet deri në ditën kur do të nisin punimet në teren për implementimin e këtij projekti gjigant.

Me qëllim të lehtësimit të implementimit të projekteve, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me KOSTT, përmes së cilës rregullohet mënyra e bashkëpunimit mes dy institucioneve sa i përket shtrirjes së rrjetit elektrik në brezin rrugor të rrugëve rajonale dhe autostradave të reja.

Memorandum bashkëpunimi nënshkruam edhe me Kamenicën, përmes së cilës MIT financon ndërtimin e bulevardit në këtë komunë.

Punë të mëdha që prekin secilën fushë të infrastrukturës dhe secilin rajon të Kosovës, po kryhen çdo ditë, sepse ne jemi këtu për të mirën e qytetarit.

Pasdite të këndshme!