Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka njoftuar se ka votuar në mënyrë unanime Ligjin anti-Covid-19.
Ky projektligj është inicuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani që nga muaji prill, por për javë të tëra ishte bllokuar në Kryesinë e Kuvendit nga partitë politike, përderisa vetëm në qershor u procedua për mendim në qeveri.
Përmes një postimi të bërë në Facebook, deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili është pjesë i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka njoftuar se ky komision sapo ka votuar në mënyrë unanime Ligjin anti-COVID-19.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Edhe pse pak u vonua , Komisioni për shëndetësi e mirëqenje sociale sapo votoi në mënyrë unanime Ligjin Anti-covid me ç’rast u procedua për Kuvend për lexim të parë. Faliminderit të gjithë deputetëve pa daliim partie për përkrahjen dhe gatishmërinë e tyre për kontribut të metutjeshëm për plotësimin e ligjit sipas nevojave e gjendjes së tanishme me Pandeminë në Kosovë.







