Votimi i buxhetit, partitë në pushtet të bindura se do t’ia dalin edhe pa opozitën
Qeveria e Kosovës ende nuk e ka miratuar buxhetin për vitin 2019, ndryshe nga viti i kaluar kur ekzekutivi e kishte votuar më 31 tetor.
Madje, këtë vit nuk bëri as rishikim buxhetor, me arsyetimin se buxheti ishte i planifikuar mirë, duke mos e pranuar asnjëherë se nuk i kanë të sigurta votat e deputetëve.
Por, testi i radhës për stabilitetin e Qeverisë Haradinaj do të jetë kur buxheti i vitit të ardhëm të jetë në Kuvend.
Dy partitë më të mëdha opozitare kanë deklaruar se nuk do ta votojnë buxhetin e Qeverisë që ata e quajnë pa legjitimitet, por vetë partitë në pushtet janë të bindura se do t’ia dalin edhe pa ta.
Nisma për Kosovën është e bindur se buxheti do të kalojë njëjtë sikurse kishte ndodhur vitin e shkuar.
Qeveria ende nuk ka treguar se kur pritet të procedohet në Kuvend buxheti për vitin 2019.