Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka takuar sot presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, në kuadër të vizitës së saj në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në X, Von der Leyen thotë se takimi me Begajn ishte i mirë.

Thanks for a good meeting @BajramBegajAL

I deeply appreciate your personal commitment to Albania’s future in our Union.

As well as your unique perspective on the region’s reconciliation, integration and prosperity. pic.twitter.com/MZYc4a6lTE

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 24, 2024

“Faleminderit për një takim të mirë, Bajram Begaj. Vlerësoj angazhimin tuaj personal për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin tonë, si dhe perspektiven tuaj unike për pajtimin, integrimin dhe prosperitetin e rajonit”, shkroi ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian gjatë ditës së djeshme u takua me kryeministin shqiptar, Edi Rama.

Ndërkaq pas vizitës në Tiranë, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Shkupit për të vazhduar më pas të shtunën në Prishtinë.