Von der Leyen: Nëse të gjithë do të kishin dozën të tretë në BE, do të shmangeshin 1 milion të shtrirë në spital

Rreth një milion shtrime në spital në vendet e BE-së mund të shmangen nëse të gjithë ata që janë vaksinuar për COVID=19 do të marrin një dozë përforcuese, tha presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.

“Sot po arrijmë një moment historik në fushatat e vaksinimit. Më shumë se gjysma e të rriturve në BE kanë marrë dozën për Covid. 82% e të rriturve në BE janë vaksinuar. Kjo është diçka e mirë. Por sigurisht që duhet të bëjmë më shumë”, ka thënë ajo.

Von der Leyen ka shtuar se ata që munden duhet të vaksinohen dhe të marrin dozën përforcuese.