Von der Leyen i përgjigjet Rusisë: Falimentimi çështje kohe, Putin po shkatërron vendin dhe popullin e tij

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i është përgjigjur Rusisë, duke thënë se ‘Dështimi kombëtar i tyre është vetëm çështje kohe’.

“Sanksionet po bëjnë punën e tyre më thellë në ekonominë ruse çdo javë. Eksportet në Rusi kanë rënë me 70%. Shtatëqind avionë rusë humbën licencën për shkak të mungesës së pjesëve rezervë dhe përditësimeve të softuerit. Qindra kompani të mëdha dhe mijëra ekspertë po i kthejnë shpinën vendit”, tha ajo, duke raportuar se “sipas parashikimeve aktuale, produkti i brendshëm bruto në Rusi do të bjerë me 11% “.

“Me këtë luftë Putin po shkatërron gjithashtu vendin e tij dhe të ardhmen e popullit të tij”, shtoi ajo.