Von der Leyen i dorëzon zarfin Zelenskyt| “Ukraina në BE për çështje javësh”

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i ka dorëzuar Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky një pyetësor i cili do ta çojë Ukrainën një hap më tej drejt dhënies së statusit të kandidatit në BE

Ajo tha se BE do të mbështesë Ukrainën për të siguruar që anëtarësimi i saj të kryhet brenda disa javësh e jo vitesh siç do të ndodhte normalisht, pasi procesi është përshpejtuar për shkak të luftës.

“Rusia do të bjerë në rrënim ekonomik, financiar dhe teknologjik, ndërsa Ukraina po marshon drejt së ardhmes evropiane, kjo është ajo që unë shoh”, tha ajo.

Duke marrë pyetësorin në një zarf, Zelensky siguroi gazetarët se do të ishte gati brenda një jave.