Von Cramon

Von Cramoni uron kosovarët për vizat, kërkon më shumë progres para zgjedhjeve në BE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave si dhe ka kërkuar që të ketë më shumë progres dialogun Kosovë-Serbi, raporton EkonomiaOnline.

“Uroj që më në fund Kosova mori liberalizimin e vizave, të gjithë kemi luftuar shumë për këtë. Të gjithë kemi pasur përshtypjen se ka qenë situatë diskriminuese ku të gjitha shtetet e rajonit kanë mundur të udhëtojnë përveç Kosovës – për këtë i uroj të gjithë”, ka thënë von Cramon në konferencë për media.

“Lufta kundër korrupsionit është duke vazhduar. Kam kërkuar të rritet buxheti ndaj transmetuesit publik. Po ashtu edhe në dialogun mes qeverisë dhe organizatave civile ka shumë ankesa”.

Von Cramoni e quajti veten shoqe të mirë të Kosovës nga i cili pozicion edhe kërkoi progres më të madh para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian.

“Gjërat janë shumë dinamike, kemi parë pak progres”.

“Unë si shoqe e mirë e Kosovës, dëshiroj të shoh progres para se të shkojmë në kampanjat në zgjedhje. Pasi Brukseli do të mbyllet dhe do të merren me zgjedhje”.