Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka shpërndarë një artikull të ‘Balkan Insight’ ku citohen ish-pjesëtarë të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, të kenë folur për “ushtrinë dixhitale” të partisë. Ajo konfirmon ekzistencën e kësaj “ushtrie”.

Von Cramon këtë e ka thënë me anë të një postimi në platformën ‘X’ (ish-Twitter).

“Faleminderit për këtë pjesë të rëndësishme. Në të vërtetë ushtria dixhitale e VV kufizon lirinë e fjalës”, ka shkruar ajo.

“Në Kosovë, ish-anëtarët e partisë në pushtet Vetëvendosje kanë konfirmuar gjithashtu ekzistencën e një ushtrie dixhitale që ka për detyrë të përhapë informacione, të rrisë praninë dixhitale dhe të synojë pikëpamjet e kundërta”, përmend një nga pjesët e shkrimit von Cramon.

Thanks for this important piece. Indeed VV digital army limits freedom of speech.

“In Kosovo, former members of the ruling Vetëvendosje party have also confirmed the existence of a digital army tasked to spread information, enhance digital presence and target opposing views.” https://t.co/G9qlGDnQ3A

— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 27, 2024