Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak sot është takuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Lajcak përmes një shkrimi në Twitter tregoi se kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Pati një bisedë të mirë me Viola von Cramon. Kemi shkëmbyer shënime mbi zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në Parlamentin Evropian. Unë jam mirënjohës për bashkëpunimin tonë të ngushtë të vazhdueshëm”, shkroi Lajcak.

Had a good conversation with @ViolavonCramon. We exchanged notes on the latest developments in the 🇪🇺-facilitated Dialogue and in the @Europarl_EN. I am grateful for our continued close collaboration! pic.twitter.com/h9JPfEmjNU

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 7, 2023