Von Cramon sërish del përkrah VV’së: Kritikon Grenellin e SHBA’të

Raportuesja në Parlamentin Europian për Kosovën, Viola Von Cramon disa herë publikisht ka dalur përkrah liderit të VV’së, Albin Kurti, teksa edhe sot, tha se emisari Richard Grenell ka anashkaluar qeverisjen e tij.

Kështu tha ajo në një intervistë për Kosova Press, ku tha se ai nuk ka synuar ta ndihmojë BE’në fare.

“Z. Grenell dëshironte të anashkalonte BE-në dhe qeverinë e dikurshme demokratike (v.j Qeverinë Kurti). Nëse do të shikonit kohën dhe mënyrën e deklaratave të tij, nuk synonte të ndihmonte BE’në fare. Unë kam thënë që nëse duam stabilitet afatgjatë në rajon, do të na duhen edhe BE dhe SHBA, nuk mund t’i ndajmë ato dhe duhet të kemi një dialog, me BE’në në vendin e shoferit.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në këtë intervistë ajo ka folur edhe për heqjen e vizave, gjë që tha se shpreson të ndodhë gjatë Presidencës Gjermane në BE.