Von Cramon reagon pas deklaratës së Borrellit për shkëmbimet territoriale

Të rrezikshme për Evropën i ka quajtur raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, shkëmbimet etnike-territoriale, duke shprehur në të njëjtën kohë befasi me qëndrimin e Joseph Borrellit për mospërjashtimin e idesë së ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

“Njëmend befasuese. Nuk jam e vetëdijshme rreth ndonjë debati dhe posaçërisht rreth ndonjë qëndrimi të BE-së, sa i përket shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi”, shkruan Von Cramon në “Twitter”, duke kërkuar në të njëjtën kohë “debat në Parlamentin Evropian rreth kufijve, sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ajo e ka komentuar në këtë mënyrë statusin e Boris Ruges, zv.kryesues i Konferencës së Munichut dhe diplomat gjerman që ka shërbyer si ambasador në disa vende.