Viola von Cramon

Von Cramon për vizitën e von der Leyen në Beograd: Na duhet Serbi demokratike, jo zbutje e mëtejshme e Vuçiqit

Eurodeputetja gjerman, Viola von Cramon, ka mirëpritur deklaratën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Kosovën e Serbinë që të normalizojnë marrëdhëniet.

“E mirëpres qartësinë nga Ursula von der Leyen për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”.

Megjithatë, thotë von Cramon, do të ishte mirë që e njëjta qartësi të ishte edhe për mangësitë e Serbisë lirinë e medias dhe demokracinë.

“Thuaj drejtpërdrejt – na duhet Serbi demokratike, jo zbutje e mëtejshme e Vuçiqit”, tha von Cramon.