Von Cramon kritikon Kurtin për dështimin e festivalit “Sunny Hill”

Eurodeputetja Viola von Cramon është shprehur e pikëlluar që Festivali “Sunny Hill”, nuk do të mbahet në Prishtinë.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka thënë se është gabim strategjik i qeverisë së Kosovës që s’ia ka mundësuar festivalit mbajtjen e tij në Prishtinë.

“Jam e pikëlluar që Festivali “Sunny Hill” s’do të mbahet në Prishtinë këtë verë. Është një gabim strategjik pasi që sjell njerëz në Kosovës dhe promovon rininë. Qeveria e Kosovës do të duhej ta siguronte “Sunny Hillin” që të mbahej në Prishtinë dhe shpresoj që do të rikthehet aty”, ka shkruar Von Cramon.

Zhvendosja e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë ka marrë kritika nga opinioni publik në Kosovë. Opozita ka akuzuar qeverinë se ia ka pamundësuar organizatorëve të festivalit që ta mbajnë atë në Prishtinë këtë verë.