Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Britanisë së Madhe që të sjellë edhe rreth 200 ushtarë shtesë në kuadër të KFOR-it.
Von Cramon në një postim në rrjetin social “X” ka shkruar se Gjermania duhet të prijë me dërgimin e trupave shtesë.
“Vendim i rëndësishëm për të vendosur 200 trupa të Mbretërisë e Bashkuar për të përforcuar misionin e NATO-s, KFOR. Gjermania duhet të udhëheqë me dërgimin e më shumë trupave për të siguruar paqe dhe mbrojtjen e të gjithëve në Kosovë, ku roli i NATO-s i prirë nga KFOR mbetet jetik”, ka shkruar von Cramon.
Important decision to deploy 200 UK 🇬🇧 combat troops to reinforce @NATO_KFOR on the ground.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) October 2, 2023
🇩🇪 should lead in deploying more troops to ensure peace, deter and protect everyone in 🇽🇰, whereby @NATO led #KFOR remains vital. https://t.co/5ByPNDaYel







