Eurodeputetja Viola Von Cramon, raportuese në Parlamentin Evropian për Kosovën nuk mundi të fsheh ekzaltimin për atë që ajo si duket e konsideron sukses, prishjen e takimit të shtunës në Washington mes kosovarëve dhe serbëve. Me rëndësi të mos jetë Thaçi aty e SHBA të mos ketë sukses, së paku administrata e Trump, transmeton Gazeta Metro.

Ajo dhe raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë Vladimir Bilcik e mbështetën vazhdimin e dialogut nën ndërmjetësimin e emisarit të BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak.

“Besoj se procesi para Gjyqit dhe dialogu Beogradit dhe Prishtinës munden dhe duhet të ndahen” tha Viola von Cramon për DW. “Do të dëgjojmë më shumë për akuzat, por kjo nuk do të duhej të kishte lidhje me dialogun. Dialogu duhet të ndihmojë zgjidhjen e mospajtimeve mes dy shteteve pa pasur parasysh se kush janë liderët e atyre e vendeve” tha von Cramon,

Megjithatë, ajo nuk mundi të fshehë hipokrizinë dje kur në Twitter ju gëzua ‘ndryshimeve’ në Kosovë, siç i quajti ajo, kur postoi në Twitter artikullin EU Observer që deklaronte se Brukseli i prishi punët Uashingtonit, megjithëse në artikull theksohej se gjykata stigmatizoi Thaçin. Fotografia e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në ballinë me titull që BE’ja prishi punë qenka arsye për shpresë për Von Cramon.

Things might change in #Kosovo #Kosova https://t.co/NjOvWWZXo1

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) June 25, 2020