Von Cramon: Dënoj dhunën dhe aksionet e djeshme në Veri

Viola Von Cramon ka qëndruar për një vizitë në veri të vendit ku ka takuar pjesëtarë të shoqërisë civile e mediave për t’u njoftuar më detajisht për situatën atje.

Ajo ka thënë se dënon dhunën dhe aksionet e djeshme në veri.

Sipas saj duhet të ketë përmbajtje nga të gjitha palët dhe se është i nevojshëm përkushtim i plotë ne dialogun e drejtuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas politikanes gjermane duhet edhe implementim i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura.