Volvo

Volvo lanson zyrtarisht në Kosovë modelet e veturave

Kompania e njohur suedeze e veturave “Volvo” ka hapur degën e saj të re në Kosovë.

Bëhet fjalë për veturat e prodhuara nga një korporatë prodhuese shumëkombëshe me seli në Goteborg të Suedisë.

Në një ceremoni në Klan Arena, Auto Mita dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë kanë bërë lansimin zyrtar të VOLVO në Kosovë me rastin festiv të Ditës së Shën Luçisë.

E njohur në të gjithë botën si një markë premium, në Suedi konsiderohet kryesisht një makinë praktike familjare.

Por duke pasur parasysh faktin se është edhe një sinonim i sigurisë, besueshmërisë dhe cilësisë, Volvo është bërë një nga markat emblematike në botë.

Me modelet e reja të Volvo, industria e veturave në Kosovë shënon një fillim të ri të përsosmërisë.