Gjiganti gjerman

Volkswageni shpërblen punëtorët me nga 4.950 euro

Gjiganti gjerman Volkswagen ka vendosur të shpërblejë punëtorët për punën që kanë bërë më 2019.

Secili nga punëtorët, bashkë me pagën e muajit mars, do të marrë edhe bonusin prej 4.950 euro, kanë bërë të ditur nga kjo kompani.

Edhe pse në nivelin global, industria e automobilave ka pësuar rënie më 2019, Volkswageni në periudhën e njëjtë ka shënuar rritje të shitjes për 2.6 për qind krahasuar me vitin paraprak. Ndoshta kjo nuk duket impresive, por është tejet mirë për kohën kur prodhuesit tjerë të automobilave kanë rënë regjistruar “minus”.

Për punën në vitin 2018, VW-ja kishte shpërblyer punëtorët me nga 4.750 euro.