Volkswagen vjen me Jetta R-line 2019

Kompania e automjeteve Volkswagen ka prezantuar modelin VW Jetta R-line 2019 e cila duke filluar nga pamja e jashtme e sapo dizajnuar duket e mahnitshme. E cila në pamje të parë duket sikur një Audi me dukje më të ashpër, në pjesën e pasme dritat e ndriçimit duken më mirë dhe të lidhura më një parë drita në bagazh.

Me një motor të fuqishëm 1.4 litërsh dhe me një ndërrues 6-shpejtësish manual dhe një 8-shpejtësish automatik, që u mundësojnë të shfrytëzoni të gjithë fuqinë maksimale prej 147 kuaj fuqi të kësaj veture, përcjell Klan Kosova.

Sa i përket interierit të VW-së, kompania ka përmirësuar vendet për qëndrim në këtë model. Ato janë të veshura me lëkurë artificiale por forma dhe mbushja e tyre bëjnë ato më të rehatshme. Në brendësi është i vendosur edhe një ekran i vogël informues që gjithçka të funksionoj më lehtë.

VW Jetta pritet që te jetë konkurrent me modelet e kompanive tjera siç janë: Honda Civic, Mazda 3 dhe ndoshta Hyundai Elantra.

Volkswagen Jetta 2019 pritet të posedoj çmim fillestar prej 16.232 eurove që nënkupton se kushton rreth 175 euro më pak se modeli paraprak i këtij modeli.