Dukja që mund të ketë, është shumë e këndshme
Modeli i tanishëm i Volkswagen Tiguan, i lansuar më 2016 është shumë i pëlqyer dhe megjithëse nuk është vjetruar, kanë filluar përgatitjet për ndryshim, që duket se do të jetë shumë i madh.
Në fillim të muajit, Volkswagen bëri të ditur se do ta kthejë Tiguanin e ri në një crossover kupe, që do të ketë më shumë stil. Gjë që do të ishte një ndryshim i këndshëm, për dallim prej stilit më të thjeshtë që e ka tani.
Megjithëse Volkswagen e ka mbajtur shumë fshehtë dhe nuk është parë ndonjëherë duke u testuar, nuk e ka ndaluar kompaninë Kolesa që ta ilustrojë dizajnin që do të ketë.














