Volkswagen paralajmëron 30 për qind rritje të produktivitetit

Grupi Volkswagen pret që të rrisë produktivitetin me 30 për qind në 122 fabrikat në të gjithë botën deri në vitin 2025, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Porsche dhe anëtar i bordit të Volkswagen AG, Oliver Blume.

”Produktiviteti këtë vit do të rritet me një normë të ngjashme si vitin e kaluar me 6%”, shpjegoi Blume.

“Për shkak të madhësisë së tij të plotë, prodhimi është faktori më i rëndësishëm për përfitimin tonë. Kostot e fabrikës këtë vit do të optimizohen me rreth 1 miliardë euro’’, deklaroi Blume.