Ia ka vlejtur pritjes së gjatë, për këtë model të ri
Të gjithë ata që kanë pritur me padurim për gjeneratën e tetë të Golf, më në fund e kanë një lajm të mirë, transmeton Telegrafi. Pas disa shtyrjeve, është mësuar se Volkswagen i ka bërë të gjitha përgatitjet, që ta lansojë Golf GTI të ri gjatë muajit tetor.
Më e mira e kësaj, është se do të ketë dukje shumë të mirë kur të lansohet së shpejti, së paku bazuar në imazhet që janë siguruar nga reporterët, që e fotografuan derisa ishte duke u testuar.
Në krahasim me modelin aktual, në modelin e ka pjesa e përparme është shumë më e madhe, ka linja shumë më agresive, rrotat janë edhe më të mëdha, derisa në pjesën e pasme janë dy gypa për nxjerrjen e gazrave. Detajet tjera i ka mbuluar shtresa e kamuflazhit, mirëpo megjithatë vërehet se ka stil shumë sportiv.















