Volkswagen dëshiron të eliminojë aksidentet me një softuer deri më 2050

Volkswagen do të lançojë një softuer të ri këtë vit me premtimin për të eliminuar aksidentet plotësisht deri më 2050 tha kompania.

Gjenerata e re e makinave është e pajisur me softuer dhe sensorë të cilët ndihmojnë makinat të shmangin aksidentet dhe të mësojnë reflekse të reja.

“Nuk duam të kemi më aksidente deri më 2050,” tha kompania.

Softueri i ri do të debutojë me makinën e re elektrike Volkswagen ID.3 dhe do të përditësohet vazhdimisht ndërsa algoritmet të përmirësohen.

Sa shpesh do të përditësohet algoritmi? Kompania thotë se çdo javë dhe çdo ditë. Gjenerata e parë e këtyre makinave do të dalë në shitje në Evropë këtë vetë.

ID.3 kushton 24,000 euro duke e vendosur në një kategori çmimi me makinat me motor me djegie të brendshme. Marka Volkswagen do të ndërtojë 1.5 milionë makina elektrike deri më 2025 dhe ndërsa grupi i përbërë nga Porsche, Audi, Skoda, Bentley dhe Bugatti plot 26 milionë deri më 2029.