Në fillim, do të shitet vetëm në tregun evropian
Modelin T-Roc R, që e kemi parë më herët në Geneva Motor Show, Volkswagen është duke u bërë gati ta lansojë më vonë gjatë këtij viti.
Data e saktë nuk është bërë e ditur, por mësohet se kjo veturë me 2.0 litra që prodhon 300 kuaj fuqi, do të ketë çmim bazë prej 43,995 eurove.
Të lansuarit e këtij SUV, që e ka edhe versionin që i hapet tavani, ka të bëjë me datën e lansimit të Golf R, që 40 mijë euro e ka çmimin fillestar. Veturat nuk do të lansohen në të njëjtën kohë, pasi që konsiderohet se do shkaktonin huti mes blerësve.















