Volkswagen Beetle RSI, më i shtrenjti i llojit të vet

Kur Volkswagen rinovoi modelin Beetle në fund të shekullit të 20-të, ky prodhues kishte ambicie të mëdha për versionin e ri të tij.

Edhe pse Beetle i ri kurrë nuk arriti lavdinë e modelit origjinal, kjo veturë do të mbahet mend për disa versione të jashtëzakonshme. Një prej tyre është Volkswagen Beetle RSI, i cili u prodhua në Meksikë nga 2001 në 2003.

Vetëm 250 kopje u bënë (+1), dhe në SHBA ky Beetle RSI më pas kushtoi 80.000 dollarë. Është interesante se të gjitha 250 kopjet janë me ngjyrë argjendi metalike, ndërsa vetëm 1 u largua nga fabrika e Volkswagenit me ngjyrë të kaltër.

Volkswagen Beetle RSI ka motor të fuqishëm benzinë 3.2-litër VR6 me kapacitet prej 228 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual me 6 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.