Kompania gjermane Delta4x4, e cila merret me modifikimin e veturave, edhe më parë është kujdesur për pamjen atraktive të Amarokut të Volkswagenit dhe ndërkohë programin e saj për këtë Pick-up e ka zgjeruar me versionin “Beast” (“Bisha”).
Tani, ky Amarok i shndërruar në “bishë” vjen më i lartë, me amortizerët “Bilstein” dhe rrotat “KlassikB” prej 20-inç me goma “Cooper”.













