Vojvoda: Sonte i treguam botës se mund të luajmë me kombëtare të mëdha

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka thënë se përmes lojës me Danimarkën Kosova i ka treguar botës që mund të luajë edhe me kombëtare të mëdha.

“Besoj që sot nuk ka qenë e rëndësishëm rezultati por me i tregu botës që edhe më kombëtare të mëdha mund të luajmë mirë. Është pak dëshpërim që u barazua loja në fund”, tha ai.

Ai ka thënë se në lojën me Bullgarinë do të fokusohen që të marrin 3 pikë.

“Besoj që me Bullgarinë ia fillon një qëllim i ri dhe duhet me harru çka kemi bë në ligën e Kampioneve, besimi është tek ne sepse luajmë në shtëpi dhe duhet me i marrë 3 pikë. Kemi tregu lojë të mirë me një kombëtare të fortë tash do të shohim lojën me Bullgarinë”, tha ai.