Vogëlushi me probleme me dëgjimin “i vjedh” audiencën Papës (Video)

Një djalë me probleme me dëgjimin i ka “vjedhur” audiencën Papa Françeskutpasi u ngjit në skenë në momentin kur Ati i Shenjtë do të niste fjalimin e tij.

I vogli arriti që t’ia mbathte nga nëna e tij dhe me këmbëngulje eci drejt para Papa Françeskut gjatë fjalimit që do të mbahej në sallën e Pavlit VI në Vatikan, ditën e djeshme.

Françesku ishte ulur në mes të skenës, në momentin që fëmija vrapo drejt tij, ndërkohë që nëna i vinte nga pas.

Kur arriti sipër në skenë, ai u ndal, shikoi Papën, i cili më pas nuk e mbajti dot më të qeshurën, para se të shkonte dhe të vinte në siklet një rojtar.

Roja po mundohej të mbante qëndrimin e tij tradicional (dhe të mos qeshte) ndërkohë që djali luante me mëngën e tij.

Ndërkohë audienca filloi të duartrokiste për incidentin gazmor.

Fëmija i cili është argjentinas njëlloj si vetë Françesku, u nda sërish nga e ëma për të luajtur me të.

Më vonë, Ati i Shenjtë mbajti një lutje në nder të vogëlushit i cili nuk mund të dëgjojë duke shtuar se pavarësisht problemit që ka, ai është i lirë dhe i lumtur.