Vodhi shtretër e televizor, arrestohet burri nga Gjakova

Policia e Gjakovës ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti ka hyrë në shtëpinë e një personi dhe ka vjedhur orendi shtëpiake

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Gjakovë, ku i dyshuari ka hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës dhe ka vjedhur një televizor dhe dy shtretër.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.