Njofton Gjykata

Vodhi një laptop, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Gjakovë njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve të pandehurit E.D.

I pandehuri dyshohet se me datë 14 dhjetor 2018, hyn në dyqanin e I.D., duke shfrytëzuar momentin e përshtatshëm derisa i dëmtuari I.D. ishte larguar nga lokali ku punonte dhe kishte shkuar në lokalin afër tij.

I pandehuri E.D., pasi hyn në dyqan, nga tavolina merr kompjuterin laptop të markës “HP” më pas largohet në drejtim të panjohur, dhe pasi identifikohet nga kamerat e sigurisë, arrestohet nga Policia e Kosovës.