Policia e Malishevës ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi dyshohet se i njëjti është i përfshirë në një rast të vjedhjeve të bagëtive, në fshatin Drenoc të Malishevës, raporton Ballkani.info

Ngjarja ka ndodhur me 9 nëntor, ndërsa i dyshuari është arrestuar të hënën me 19 nëntor në shtëpinë e tij, në Mitrovicë.

Policia e Kosovës njofton se gjatë kontrollit, në stallën e të dyshuarit janë gjetur katër krerë gjedhe, të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Ballkani.info/