Vodhi 1.500 euro në një pompë derivatesh, gjykata merr vendim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditësh, ndaj të pandehurit S.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “grabitja”.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit S.H., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

“I pandehuri S.H., me datë 3 mars, në orët e hershme të mëngjesit në pompën e derivateve,  i pandehuri me një person tjetër me kanosje e përvetësojnë në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të personit tjetër, në atë mënyrë që të pandehurit vendosin maskat anti – covid të veshur me xhaketa dhe kapuç ngjyrë të zezë, i afrohen viktimës, dhe i drejtohen me fjalët ‘’ mos lëviz vetëm na jep para”, viktima nga frika fillimisht i ngrit duart lart dhe jep para në vlerë prej 1.500 (një mijë e pesëqind) euro, dhe i pandehuri S.H., pasi i pranon të hollat së bashku  me personin tjetër i cili është në arrati largohen në këmbë me shpejtësi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës