Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për vjedhje të një biçiklete. Ngjarja ka ndodhur në Rr.Bekim Berisha, Pejë.

Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje gjersa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt./Ballkani.info/

Raporti i plotë nga PK-ja:

Rr.Bekim Berisha, Pejë 18.07.2022-18:10. Në lidhje me rastin më 22.07.2022 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit dyshohet se kishin vjedhur një biçikletë pronë e ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje gjersa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt