Vodhën 20 shishe me alkool, arrestohen tre persona në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë vjedhur alkool

Rasti ka ndodhur mesnatën e së martës në Prizren, ku gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe konfiskuar 20 shishe alkool të cilat të dyshuarit e kanë pranuar se i kanë vjedhur.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

loading…