Vlora Dumoshi largon kontejnerët nga shtatorja e Rugovës

Kandidatja për deputete në zgjedhjet e fundit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ka larguar kontejnerët e mbeturinave që ishin vendosur afër shtatores së presidentit Ibrahim Rugova.

Ajo ka thënë se presidenti Rugova nuk meriton kontejnerë mbeturinash afër tij.

“Presidenti Historik Dr.Ibrahim Rugova, nuk meriton kontenjerë mbeturinash në kryeqytet.
Tani nuk egzistojnë më”, ka shkruar Dumoshi.

Gjithashtu gjatë ditës ka reaguar edhe Bajram Geci, zyrtar i LDK’së. Madje nuk hezitoi të fajësojë për këtë gjë kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Kjo na pret çdoherë kur gabojmë e u japim votë atyre që nuk meritojnë. Shpendi prek në vlerat kryesore të vendit, mbeturinat t’i mbajë afër zyrës së tij”, ka shkruar Gecaj në Facebook.