Vlora Çitakut i bllokohet llogaria në Facebook, tregon se nga kush mori “raportime”

Nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, i është bllokuar llogaria në Facebook.

Këtë ajo e ka bërë të ditur vet me anë të një postimi në Twitter.

Ajo ka aluduar se Facebook-u i është mbyllur pas raportimeve që ka marrë nga përdoruesit në Serbi.

Postimi i plotë i saj në Twitter:

Ka një javë që llogaria ime në Facebook është bllokuar, për shkak të raportimeve. Ata që më kanë ndjekur në rrjetet sociale e dinë mirë sa korrekte jam në komunikimin tim publik. Mund ta imagjinoj kush më ka “raportuar”…nga fqinjësia veriore. Po këtu si e verifikuar jam.