Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas sulmeve brutale të VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Ajo ka thënë se VV-ja po synon përmbysjen e rendit kushtetues.

Postimi:

Tendencat e LVV-së për të përmbysur rendin kushtetues nuk po ndalen. Reagimi i tyre i sotëm e dëshmon qartë këtë. Filluan me sulme denigruese e personale ndaj gjyqtarëve një nga një, e vazhduan me komunikatë zyrtare.

Kjo qasje është rrezik për demokracinë dhe për gjithçka që është ndërtuar në këtë vend me shumë sakrificë e mund.

Qëllimi i tyre tashmë është i qartë: delegjitimimi i çdo institucioni dhe i vetë demokracisë. Por kjo mendësi nuk do të kalojë. Nuk do ta lejojmë.