Vlora Çitaku: Rezultatet të pranohen pa dëshprim nga humbësit

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka shkruar se zgjedhjet e djeshme ishin shembullore.

Përmes rrjeteve sociale, Çitaku ka thënë se fushata ka shkuar pa asnjë incident serioz, e votimet ishin të qeta.

“Rezultatet dalin brenda pak orësh dhe pranohen pa eufori nga fituesit dhe pa dëshpërim nga humbësit! Zemër e madhe je #Kosovë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Kosova shembullore!

Fushatë pa asnjë incident serioz. Votim i qetë. Rezultatet dalin brenda pak orësh dhe pranohen pa eufori nga fituesit dhe pa dëshpërim nga humbësit!

Zemër e madhe je #Kosovë ???

loading…