Vlora Çitaku me veshje kombëtare në Shtëpinë e Bardhë (FOTO)

Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në SHBA shumë herë ka prezantuar veshjet shqiptare edhe në misionin diplomatik, shkruan KultPlus.

Edhe kësaj radhe, Çitaku ka përzgjedhur një veshje të tillë, dhe pikërisht për vizitën e saj në Shtëpinë e Bardhë, ku është organizuar pritja vjetore për korin diplomatik.

Për këtë veshje ka njoftuar vetë Çitaku, e cila e ka postuar edhe një fotografi.

“Në pritjen vjetore të organizuar nga Shtëpia e Bardhë për korin diplomatik, me kostumin kombëtar të qëndisur nga Tolinda Gojani Hasani”, ka shkruar Çitaku. /KultPlus.com