Vlora Çitaku: Kosova është gati

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku ka shkruar para takimit me palën serbe në Shtëpi të Bardhë.

Çitaku në Facebook derisa ka publikuar një fotografi ka shkruar se Kosova është gati për takimin e sotëm.

Delegacioni i Kosovës tashmë është nisur për në Shtëpi të Bardhë aty ku do të mbahet takimi me palën serbe me ndërmjetësimin amerikan.

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë para mediave se sot do të diskutojnë për çështje ekonomike.