Vlora Çitaku dhe Gent Cakaj nuk janë në listën e PDK-së për deputetë

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.

Asaj i prinë Enver Hoxhaj, i pasuar nga Uran Ismaili, Eliza Hoxha e Bedri Hamza.

Memli Krasniqi është i pesti në listë i pasur nga mbesa e Hashim Thaçit, shkruan Ballkani.info.

Mirëpo edhe pse është pritur, në këtë listë nuk është Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Uashington.

As Gent Cakaj, ish ministër i jashtëm i Shqipërisë, nuk është në listën e PDK-së, edhe pse ishte përfolur për një kalim të mundshëm. /Ballkani.info/