“Vlora Çitaku as presidente nuk na kish marrë fytyrën”

Pas lajmit për largimin e Vlora Çitakut, Ambasadores së Kosovës në SHBA, kishte reagime të shumta në përkrahje të saj, e ndër ta është edhe Edvar Celina, baba ylli i futbollistit të Kosovës, Bersant Celina, i cili ka thënë se Çitaku ndoshta një ditë bëhet presidente.

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, gjatë ditës së djeshme(e martë) ka marrë vendim për rikthimin e disa ambasadorëve siç ka thënë ai politik. Në mesin e tyre është edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku.

E për këtë një person i veçantë që i ka dal në përkrahje Çitakut, është, Edvar Celina, Babia i ylli i kosovar të futbollit, Bersant Celinës.

Ai ka shkruar në Twitter ka shkruar se ndoshta një ditë Çitaku do të jetë presidente e Kosovës, nese një derë mbyllet dhjetë të tjera hapen.

“Ndoshta nje dit presidente e Kosoves , e di qe sna kishe marr ftyren … nje dyer mbyllet , dhjet te tjera hapen …. thank you for your service!” ka komentuar Celina në twitterin e Çitakut.

Vlora Çitaku është një nga ambasadoret më të suksesshme që ka pasur Kosova në diplomaci, ajo jo rrallë herë i ka bërë qytetarët e Kosovës të ndihen krenarë me përfaqësimin e saj.

Ndërsa së fundmi ka reaguar edhe ish-ambasadorja e SHBA’ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka thënë fjalë të mëdha për ambasadoren e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitakun.

“Ti do të jesh një “yll roku” në cilëndo aventurë. Të uroj të gjitha të mirat”, ka shkruar Jacobson