azem vllasi

Vllasi: Perëndimi po e toleron Vuçiqin që të mos shkojë nga ana e Rusisë

Avokati Azem Vllasi, thotë se shtetet perëndimore po e tolerojnë presidentin serb, Aleksander Vuçiqin, kjo për arsye që ai të mos shkojë nga ana e Rusisë.

“Si duket goxha po ndryshojnë në kuptim që bëhen më të ashpra. Vuçiqit po i thonë: boll më po të tolerojmë. E po e tolerojnë Vuçiqin. Ai po e keqpërdor atë lloj tolerimi nga shtetet perëndimore. Po e tolerojnë që të mos shkojë edhe më tepër, mos ta dërgojë Serbinë në prehër të Rusisë”, tha ai.

“Përmes Vuçiqit megjithatë perëndimorët deri diku e kontrollojnë Serbinë. sepse nëse bëhet ndonjë gjendje kaotike në Serbi, nuk është e përjashtuar që dalin forcat në Serbi të cilat e ftojnë Rusinë për të vendosur rend dhe qetësi në Serbi – gjë që do të ishte shumë keq për regjion dhe Evropë”, u shpreh avokati Vllasi, në Info Magazine të Klan Kosova.