Armenia është përballur ditëve të fundit me krizë politike pasi vërejtjet e kryeministrit armen mbi një sistem raketash ruse që përdori ushtria gjatë luftës së vjeshtës së kaluar kundër Azerbajxhanit. Deklarata e kryeministrit Nikoll Pashinyan, shkaktoi çarje të mëdha në në këtë shtet, ku u kërkuar dorëheqja e shefit të Qeverisë.

Kryeministri, Nikoll Pashinyan, u përplas edhe me shtabin e përgjithshëm të forcave të armatosura të Armenisë pasi ai pretendoi se raketat Iskander të furnizuara nga Rusia – aleati kryesor ushtarak i Armenisë – kishin qenë joefektive gjatë luftës mbi rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak.

Dhjetëra mijëra mbështetës të kryeministrit dhe anëtarë të opozitës kanë protestuar në Jerevan në ato ditë që kur kryeministri, akuzoi ushtrinë për një “përpjekje të dështuar për grusht shteti”.

Media e pavarura kanë bërë një vështrim të asaj se cka po ndodhë dhe ndërhyrjes ruse në këtë shtet statelit.

Çfarë tha Pashinyan?

Në një intervistë të 23 shkurtit me televizionin lokal, Pashinyan tha se raketat Iskander të prodhuara nga Rusia “nuk shpërthyen, ose ndoshta 10% e tyre shpërthyen” gjatë luftimeve mbi Nago-Karabakun. Kur u pyet nga intervistuesi nëse kjo ishte me të vërtetë, Pashinyan u përgjigj “Unë nuk e di … mbase ato ishin armë nga vitet ‘80”.

Komentet erdhën pasi ish-kryeministrit, Serge Sargsyan e kritikoi atë për vonesa në vendosjen e këtyre raketave ruse nëpër pozicione.
Pse u shkarkua një zyrtar i lartë ushtarak?

Të mërkurën, kryeministri Pashinyan këshilloi presidentin armen të pushonte nga puna, Tigran Khachatryan, zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm, pasi ai përqeshi komentet e Pashinyan.
Ditën tjetër, shtabi i përgjithshëm i ushtrisë, i cili tradicionalisht ka qenë i pa përfshirë në politikë, i bëri thirrje kryeministrit Pashininit që të japë dorëheqje. Pashiani hapi zjarr me një akuzë se ata ishin duke bërë një “përpjekje për grusht shtet ushtarak”.

“Kritikat e Pashinjanit ndaj sistemit raketor rus provokuan një mundësi çarjeje të marrdhënieve midis kryeministrit armen dhe Moskës”, tha Richard Giragosian, drejtor i Qendrës Rajonale të Studimeve në Armeni.
Ai tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ka rol të rëndësishëm në përplasjet politike që po ndodhin në Armeni.

“Tashmë Putini nuk ka asnjë interes nga kryeministri aktual, sepse i ka humbur fuqia që nga humbja e betejës me Azerbejxhnin. Putin tash kërkon aleat të ri në këtë shtet që e ka satelit, thjesht për ta kontrolluar më mirë”, thotë Giragosian.

Mirëpo, pas kritikave publike ndaj raktave ruse që i bëri kryeministri armen, ai sërish i tërhoqi ato.
Ai tha se ishte keqinformuar për efektivitetin e këtyre raketave. Kjo deklaratë e kryeministrit armen erdhi menjëherë pas një telefonate që kishte nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“Korrigjimi i fundit i Pashinyan në lidhje me sistemin raketor dëshmon se ai është i zënë ngusht nga Putini”, tha Giragosian.

Pse është Rusia është e përfshirë në Armeni?

Rusia, një aleate e Armenisë dhe Azerbajxhanit, u përpoq të qetësonte luftimet midis të dyja vendeve pasi përplasjet e fundit shpërthyen në shtator. Mirëpo, Azerbejxhani ka arritur t’i ik ndikimit të Putinit duke u afruar më shumë me Turqinë, ndërsa Armenia ka mbetur nën “kthetrat e Putinit”, pa pasur asnjë mundësi të pavarësohet ushtarakisht, thotë Vadim Mukhanov, studiues i lartë në Institutin Shtetëror të Moskës.

“Faktori rus është mjaft me ndikim, si në politikën e brendshme ashtu edhe në politikën e jashtme, veçanërisht pas disfatës në Karabak, e cila mund të vlerësohet si kriza më e madhe gjeopolitike në Armeni në historinë post-Sovjetike. Putin ende ka ambicie që vendet post-sovjetike të mbesin nën mbikëqyrjen ruse”, thotë Mukhanov.

Por, çfarë nënkuptojnë ngjarjet e fundit për Rusinë në rajon?
“Rusia është fituese pas shumë viteve të kufizuara të ndikimit, sepse ishte konflikti i vetëm në hapësirën post-Sovjetike pa prani ushtarake ruse e cila përfundoi me kushtet e Moskës”, tha Giragosian.

Armenia dhe Azerbejxhani patën një konflikt të armatosur vitin e kaluar për shkak të një rajoni të kontestuar, që me ndërhyrjen e Putinit, u ndal konflikti, por që trazirat po vazhdojnë.