Vjosa Osmanit pritet t’i shtohet edhe një deputete

Lista “Guxo” e Vjosa Osmanit pritet të shtohet me përfaqësues në Kuvend.

Indeksonline mëson se në radhë për tu bërë deputete është Gresa Bytyqi.

Kandidatja për deputete nga Lipjani, e cila arriti t’i marrë 5334 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, do të jetë pjesë e legjislaturës së 8-të.

Futja e saj në Parlament bëhet pas emërimit të ministrave dhe zv/ministrave, të cilët lirojnë vendet.