Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, do të vazhdoj sot memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, projekt i nisur nga ish kryeparlamentari Kadri Veseli në vitin 2017.

Ky projekt ishte iniciuar nga Veseli për të rritur transparencën e institucioneve publike në Kosovë në procesin e rekrutimit të zyrtarëve të lartë publik.

Vazhdimi i këtij projektit do të nënshkruhet sot në ora 12:00 në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Vet Osmani e ka paralajmëruar vazhdimin e këtij projekti.